FUTBOLL: Gjilani përmbysë Trepçën ‘89

Drenica mposht Malishevën në udhëtim për fitoren e parë sezonale
Gjilani iu është kthyer fitoreve pas barazimit ndaj Drenicës, duke mundur Trepçën ’89 për t’ia shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë në edicionin e ri.
Gjilanasit mundën mitrovicasit 3:1, ani pse këta të fundit kaluan të parët në epërsi me golin e Cristian Mba.
Vendësit barazuan falë autogolit të Augustine Ameëorlorna, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola tjerë me Elton Cale dhe Mevlan Zekën, për të fituar në fund me rezultat 3:1.
Me këtë fitore, Gjilani grumbullon 10 pikë pas katër ndeshjeve të para, ndërsa 89-shi mbetet në kuotën e dy pikëve, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drenica ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të garave, duke mposhtur Malishevën në udhëtim me rezultat 2:1. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë në stadiumin “Liman Gegaj” dhe shënuan dy gola me Arbios Thacin dhe Bintsouka Koxyn.
Malisheva u rikthye në lojë me golin e Alban Shillovës, derisa në fund shënuan edhe me Behar Maliqin, por goli u anlua nga VAR, kështu që skuadra nga Skenderaj mori pikët e plota.
Xhiroja e katërt mbyllet të dielën me tri ndeshje. Llapi-Prishtina dhe Ferizaj-Drita zhvillohen prej orës 17:00, ndërsa Ballkani-Dukagjini nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.(E pergaditi-Art KUQI)./21Media

Back to top button