Liverpooli shkel Bournemouthin, fitore të vështira për Chelsean e Cityn

Përfunduarn pesë ndeshje të xhiros së katërt të Premier Ligës, në të cilat u shënuan hiç më pak se 21 gola, 9 prej të cilave i realizoi Liverpooli kundër Bournemouthit.
Skudadra e Jurgen Klopp e shkatërroi Bournemouthin në “Anfield Road”, ndërsa në listën e gjatë të realizatorëve bëjnë pjesë: Diaz (dy gola), Elliot, Alexander Arnold, Van Dij, Memphan (autogol), Carvalgo dhe Firmino (2 gola).
Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e pesë pikëve pas katër ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e tetë.
Fitore shumë të rëndësishme mori edhe Chelsea që mposhti Liecester Cityn në “Stamford Bridge” me rezultat 2-1 edhe pse për më shumë se një orë luajti me një lojtarë më pak pas përjashtimit të Gallagherit nga loja.
Golat për skuadrën e Thomas Tucjel i realizoi Raheem Sterling në minutat 47’ dhe 63’, kurse për Leicesterin golin e vetëm e realizoi Barnes në minutën e 67’.
Pas katër ndeshjeve, Chelsea ka shtatë pikë në vendin e gjashtë.

Back to top button