Futbollistët e Anglisë nuk po mund ta durojnë vapën e Katarit

Kombëtarja e Anglisë është duke i zhvilluar përgatitjet e saj nën rrezet e diellit para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Por, si duket futbollistët anglezë nuk janë mësuar me vapën e madhe që po mbretëron në Katar, pasi që në Angli moti në shumicën e kohës është me reshje shiu.

Në një video të publikuar nga “Sky Sports Football”, Kombëtarja e Anglisë shihet teksa është duke stërvitur nën temperaturat e larta pasi që trajneri, Gareth Southgate nuk ka dashur të ndërrojë kohën e stërvitjes, për shkak se dëshiron që lojtarët të ambientohen me nxehtin e madh të Katarit.

Në video shihen yjet anglezë teksa shkojnë për tu freskuar për shkak të motit të nxehtë që po mbretëron në Katar.

Back to top button