Kaloni te përmbajtja kryesore

Fytyrat publike që u bënë prindër gjatë vitit 2021

Jemi në ditët e fundit të vitit 2021, edhe këtë fundvit si gjithmonë njerëzit e veçojnë ndonjë datë apo ndonjë ngjarje se për çka do e mbajmë mend këtë vit!
Fal rrjeteve sociale, të famshmit këto data të rëndësishme i kanë ndarë me fansat e tyre.
Vitin 2021 disa prej fytyrave publike do e mbajnë mend për dhuratën më të çmuar në jetë, ata u bekuan me fëmijë. Disa  u bënë prindër herë të parë, e disa të tjerë për të dytën herë, megjithëse ndjesia mbetet e njëjtë po aq e bukur dhe magjike.
Gresa Behluli, Gjira, Milot Rashica, Gjiko, Samir ujkani, Albulena Haxhiu,  Sinan Hoxha, Besnik Qaka janë disa prej fytyrave publike që vitin 2021 do e mbajnë në mend për  dhuartën më të bukur nga Zoti.,transmeton rtv21.tv
Aritstja e njour, Gjira më 29 Janar u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze që zgjodhën emrin Lana.  Gjira dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një djali më të madh të quajtur Mal.

Reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi më 3 mars u bënë prindër për herë të dytë, ata bekuan me një vajzë. Dyshja vogëlushen e pagëzuan me emrin Bota. Kujtojmë se, Gjiko dhe Elita janë prindër edhe të një djali që quhet Zëri.

Prindër për herë të parë u bënë edhe artistët e njohur të skenës shqiptare, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj. Dyshja e njohur e skenës më 22 shkurt u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Uskana., trasmeton rtv21.tv

Ndjenjen e të bërit prindër për herë të dytë këtë vit e pat edhe këngëtari, Sinan Hoxha. Ai dhe bashkëshortja e tij Andrra u bekuan edhe me një djalë që  e pagëzaun Ayan. Andrra dhe Sinani kanë edhe një djalë i cili quhet Ansi.

Me një djalë këtë vit u bekua edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani. Më 9 shtator Ujkani u bë baba për herë të dytë, për djalin e tij portieri zgjodhi emrin Keyan. Samiri dhe bashkëshortja e tij Efnan në vitin 2018 janë bërë prindër për herë të parë me vajzën Ilayda.

Më 29 shtator ylli shqiptar i futbollit, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkize Kera, janë bekuar me djalin e dytë në familjen e tyre për të cilin zgjodhën emrin Roan. Dyshja janë prindër edhe të një djali të quajtur Tian., transmeton rtv21.tv

Këtë vit me një vajzë u bekua edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Albulena dhe bashkëshorti i saj  Alban Krasniqi më 1 korrik u bënë prindër për herë të tretë. Cifti vajzën e pagëzaun me emrin Andrra.

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna më 9 maj ka lindur djalin e dytë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen. Emrin nënë për herë të parë Tuna e ka marrë në vitin 2017 me lindjen e Tianit., trasmeton rtv21.tv

Aktori Ernest Zymberi më 27 qershor është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Rron. Ernesti dhe bashkëshortja e tij, Albulena kanë edhe një vajzë me emrin Mara.

Ndjenjen e të bërit nënë për herë të parë këtë vit e pat këngëtarja e njohur, Gresa Behluli. Më 11 nëntor Gresa dhe bashkëshorti i saj Luli u bekuan me një djalë që e pagëzaun me emrin Dielli.

Për herë të parë baba këtë vit u bë boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku.  Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi më 27 nëntor janë bërë prindër të një djali për të cilin zgodhën emrin Matin.

Në vitin 2020 janë regjistruar brenda Kosovës gjithsej 21 907, nga të cilat 11 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 567 ishin femra ose 48.2%./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button