Gabimet që bëhen me makinën larëse

Larja e rrobave në makinën larëse është proces i përditshëm dhe i zakonshëm, por ekspertët i kanë renditur disa nga gabimet që njerëzit i bëjnë.
Mediumi “Choice” ka shkruar se për t’i larë rrobat në mënyrë perfekte, duke ndjekur disa hapa.

Zgjedhja e programit të gabuar

Në varësi të markës, modelit, stilit, madhësisë dhe aftësive të makinës larëse, makina do të ketë cilësime të veçanta për lloje të ndryshme ngarkesash. Pra, është më mirë t’i lexoni udhëzimet e përdorimit, sesa ta ndizni pa e ditur se si saktë duhet funksionuar. Kjo mund t’iu kursejë kohë, energji dhe natyrisht para. Nëse përdorni programin më të butë, për një kapacitet të plotë të ngarkesës, rrobat nuk do të dalin të pastra.

Përzierja e rrobave të bardha me ato me ngjyra
Kur po nxitoni, zgjidhje është t’i përzieni të gjitha rrobat e mundshme në një larje të vetme, Por, kjo s’është e duhura. Larja e rrobave të ndryshme mund të shkaktojë ndërrim të ngjyrës dhe dëmtim të rrobave. Lani të gjitha të veçanta, sipas modelit dhe ngjyrës.
Përdorimi i tepërt i detergjentit
Ekziston një mit që thotë se nëse vendosni më tepër detergjent, rrobat do të lahen më mirë. Kjo nuk është plotësisht e saktë. Ekspertët thonë se në këtë rast, mund të përfitoni vetëm shpenzime shtesë dhe dëmtim të rrobave. Larja e rrobave duhet të bëhet në dozë të rekomanduar të detergjentit, e kjo zakonisht theksohet në letrën rekomanduese të makinës larëse.
Përdorimi i zbutësit të rrobave
Zbutësi i rrobave mund t’i bëjë rrobat me erë të freskët, por këtu mbaron gjithçka. Njohësit e kësaj fushe thonë se zbutësi nuk kontribuon në pastrimin e rrobave pasi sipas tyre, ky detergjent do të ngelet në rroba, duke i lënë ato të papastra. Zbutësit gjithashtu e reduktojnë thithjen e ujit.
(Mbi) ngarkimi i makinës
Makina larëse nuk funksionon me efikasitet nëse ngarkohet me pak e edhe me shumë rroba. Sipas mediumit, nëse makina larëse ngarkohet me pak rroba, mund të dëmtohet nga rrotullimet e shpejta pasi s’ka peshë të mjaftueshme brenda, ndërsa ngarkimi i saj me shumë tesha, mund ta lodhë. Atë ngarkojeni me një masë që mund ta përballojë me lehtësi dhe efikasitet.

Back to top button