Kushdo që e sheh këtë person ta lajmërojë policinë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sot informoi se lëshoi kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e personit Agran (Murat) Krasniqi, i lindur me 08.12.1991 nё Pejё. Siç bëri të ditur policia, i dënuari është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”.
Policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?