Ganimete Musliu me traktor: Albin doku edhe nëpër katune të Skënderajt

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një video ku shihet me traktor.
Në mbishkrimin e videos, ajo i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i vizitojë edhe fshatrat e Skënderajt, të cilët ajo thotë se i la pa ujë.
“Albin kur te mbarosh pune me kombanja doku edhe nëpër katune të Skenderajt qe i ke lanė pa uje duke e largu projektin e ujit nga buxheti për vitin 2022. Keta qytetar nuk e meritojne të ndeshkohen politikisht”, ka shkruar ajo mbi videon e publikuar.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci sotishin  në fshatin Sopi të Suharekës ku kanë filluar korrje-shirjet e grurit./21Media

Back to top button