Ganja: Me nostalgji kthehem te mëhalla e vjetër

 

Artistja e njohur, Ganimete Abazi- Ganja ka qenë e ftuar së fundmi në programin e mesditës në Radio 21, ” ME 21-IN”,  me ç’rast ka folur për projektin e fundit “Mahalla jem”, të cilin e ka në bashkpunim me grupin Pro Band.

E pyetur se a e merr malli për mëhallën e vjetër të saj, pasi ajo tani jeton në një mëhallë të re, afër mikeshave të saj, Ganja është shprehur se ka nostalgji për të.

“Secili e don mahallën e vet, unë e kam ndërruar mahallën. Si gjithmonë ajo fëmijëri ime edhe kur kemi lozur e gjithmonë kur shkoj atje vërtetë kam nostalgji”, ka thënë ajo.

Gjatë emisionit, teksa në radio janë lëshuar disa nga hitet e saj, artistja ka kujtuar duke mbetur e emocionuar nga ato këngë që dëshiron t’i ripërpunojë dhe t’i risjellë sërish. Kur ka dëgjuar këngën “Mirupafshim”, këngëtarja ka thënë se të gjithë e dinë se kur e dëgjon këtë automatikisht të gjithë thonë dhe e dinë se është “Mirupafshim”- Ganja”.

Ndryshe, Ganja dhe grupi Pro Band dje kanë publikuar bashkëpunimin “Mahalla jem”./21Media

Back to top button