14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë kryer 3 mijë e 57 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërsa janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 521 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive./21Media

 

 

Back to top button