GAP: Ndahen grante për kultivim, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve

Insitutit GAP ka publikuar një tabelë me pemët dhe perimet me të importuara gjatë vitit 2023 në Kosovë.

Sa i përket kësaj kategorie del se domatja është produkti më i importuar.

Instituti GAP ka publikuar një analizë për sasinë e importit të perimeve në Kosovës gjatë vitit 2023, ku kanë thënë se “Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante”.

Tutje GAP ka renditur një listë me perime të cilat janë importuar më së shumti gjatë vitit që lamë pas.

Në listën e Institutit kryeson importi i domates që ka arritur vlerën 11.9 milionë euro, pas saj vjen patatja me 6.3 milionë euro dhe molla me 5.6 milionë euro.

Ndërsa sipas GAP perimet më pak të importuara gjatë vitit 2023 janë hudhra dhe luleshtrydhja./21Media

Back to top button