Kurti tregon prioritet e Qeverisë për këtë vit, një ndër to rritja e kapaciteteve mbrojtëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se prioritet për këtë vit.

Ai tha se synojnë rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

“Rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

Po ashtu Kurti tha se në aspektin e mbrojtjes është prioritet edhe “bashkëpunimi ndërkombëtar me partnerë, miq e aleatë”.

Derisa Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sipas Kurtit këtë  vit do të vazhdojë me reformën pensionale.

Për Ministrinë e Industrisë, Kurti tha se “angazhim prioritar do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes, nëpërmjet shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjes së mbikëqyrjes së tregut”.

Kurse prioritet tjetër përmendi reformat në drejtësi.

“Vettingu po merr rrugë”, tha Kurti,

“:luftën kundër korrupsionit këtë vit do ta bëjmë përmes themelimit të Byrosë për Konfiskimin Civil dhe funksionalizimit të task-forcës anti-korrupsion”,  shtoi ai.

Kurti po ashtu bëri të ditur se këtë vit Sivjet,do të nisin procedurat për ndërtimin e stadiumit nacional dhe se do t’i mbështesin financiarisht federatat sportive, festivalet e autorët e librave.

“Sivjet nisin renovimet e ndërtesave të teatrit kombëtar, bibliotekës kombëtare, muzeut kombëtar dhe galerisë kombëtare”, tha ai.

Derisa për  Ministrinë  e Administrimit të Pushtetit lokal tha se do ta vazhdojë “kujdesin për komunitetete joshumicë”, duke përfshirë “kthimin dhe riintegrimin për personat e zhvendosur”.

Kurse sa i përket arsimit Kurti theksoi rritjen e përfshirjes në edukim në fëmijërinë e hershme, digjitalizimin në arsimin parauniversitar, e ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar, si prioritetet të këtij viti.

Kurti tha se 2024  sa i përket Infrastukturës do të jetë “vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja”.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Drenas-Skënderaj pritet të finalizohen sivjet”, shtoi ai./21Media

 

Back to top button