Gara me lundrim me kunguj të mëdhenj në ujë pellgu

Në komunën Kasterlee në Belgjikë u mbajt një garë shumë interesante. Në një pellg atje garuan konkurrentë me lundrin me kunguj të mëdhenj. Pjesëmarrësit drejtuan kungujt e gdhendur më parë, të ulur në ta, me lopata dore.
E veçanta ishte që pjesëmarrësit gdhendën kungujt dhe u ulën në ta, ku edhe i drejtuan nëpër ujë me anë të lopatave të dorës.
Në këtë garë morën pjesë qindra pjesëmarrës, shumë prej tyre të veshur me kostume interesante, si me kostume piratësh, të motrave të nderit, kostume kafshësh apo edhe të ngjashme me perime.
Gara me lundrim me kunguj në Kasterlee filloi të mbahet në vitin 2008. Ideja ishte që kungujt veç si ushqim të shfrytëzoheshin edhe për diçka tjetër.
Kungujt që kultivohen atje arrinë peshën nga 400 deri në 1000 kg, kështu që kultivuesit e tyre vendosën të organizojnë këtë garë.
Gara me lundrim me kunguj në Kasterlee zakonisht mbahet në javën e Halloween-it. Sipas organizatorëve të saj, tashmë është bërë e vështirë të gjejnë kunguj për lundrim, sepse ata rriten shumë dhe ekziston frika se mos fundosen.
Drejtimi i kungullit të madh në ujë kërkon goxha mjeshtëri pasi që kur e drejton me lopatë, ai mund të sillet në një vend dhe garuesi mund të rrëzohet nga ai.
Pjesëmarrësit në garën me drejtim të kungujve të mëdhenj në ujin e pellgut në Kasterlee të Belgjikës edhe sivjet u ndanë të kënaqur./21Media

Back to top button