Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK kundër shtyrjes të vendimit për targa

Partia Demokratike e Kosovës është shprehur kundër shtyrjes së vendimit për targat ilegale në Kosovë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës dhe se nuk mund të lejohet në pafundësi të shfrytëzohen targat ilegale.
Mirëpo ai theksoi se institucionet e vendit duhet të koordinohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi sërish se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit për zbatimin e vendimit për targat ilegale, i cili hynë në fuqi me 1 nëntor të vitit 2022./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button