Gashi: Anti-kushtetutshmëria e Qeverisë Kurti nuk kalon sa të jetë LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Gjykata Kushetuese ka pranuar ankesën e LDK-së lidhur me caktimin e çmimeve të produkteve bazë.

Gashi i cili edhe ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën për Ligjin e hartuar nga Qeveria Kurti ka thënë se anti-kushtetutshmëria e Qeverisë Kurti nuk kalon.

“Anti-kushtetueshmëria e Qeverisë nuk kalon sepse LDK me deputetët dhe përkrahësit e saj, janë për të garantuar që të kemi kushtetutshmëri”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./21Media

Back to top button