Kaloni te përmbajtja kryesore

Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale, mes tyre edhe Blerim Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar sot procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Panelet vlerësuese, të cilat përbëhet nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryesohen nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, intervistuan pesë kandidatë, të cilët aplikuan dhe janë konfirmuar për të hyrë në procedurat e mëtejshme lidhur me këto dy pozita në sistemin prokurorial.

Kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë Atdhe Dema, Blerim Isufaj, Naim Abazi dhe Valdet Gashi, ndërsa kandidat për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë është Zejnulla Gashi.

Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile.

KPK-ja do t’i mbajë mediat dhe opinionin publik të informuar në vazhdimësi lidhur procedurat dhe procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes së këtyre pozitave në sistemin prokurorial, thuhet në një komunikatë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button