Gashi e Thaçi votojnë në Obiliq

Dy kandidatët që synojnë postin e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi nga VV-ja iu kanë drejtuar kutive të votimit për ta ushtruar të drejtën e tyre qytetare.
Xhafer Gashi pasi ka votuar përmes një postimi në “facebook”, ka ftuar qytetarët që të dalin e të votojnë. “E diel e bukur me diell, me bashkëshorten Afërditen përfunduam obligimin tonë qytetar! Në këtë ditë të shënuar të demokracisë, ftoj gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe me votën e tyre të përcaktojnë zhvillimin e qytetit të Obiliqit!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Po ashtu kundër kandidati i tij nga VV-ja, Halil Thaçi ka treguar se ka përfunduar obligimin e tij qytetar. “Pasi përfunduam obligimin tonë me Fatmiren nga një kafe në Obiliq”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Në Obiliq të drejtë vote kanë 24 mijë e 539 qytetarë.
Sot po zhvillohet procesi i votimit në 21 komuna të Kosovës, të cilat shkuan në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit./21Media

Back to top button