Gashi i LVV-së: Muajt e parë ju garantoj të gjitha familjeve ujin e pijshëm në Novobërdë

Kandidati për kryetar të komunës së Novobërdës nga LVV, Avdyl Gashi në debatin zgjedhor të RTV21 ka treguar disa nga prioritet e tij qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.
“Prioriteti kryesor i kemi kushtuar disa sferave po filloj me infrastukturën ku në infrasturkturë pothuajse në Artanë është gjendja e mjerueshme dhe të cilën duhet të intervenojmë menjëherë, është uji i pijshëm, shumica e ujësjellësve janë jashtë funksionit, në mandatin tim katër vjeçar muajt e parë do të mirrem intenzivisht për funksionalizimin e të gjitha ujësjellsëve që të ju garantojmë të gjitha familjeve, shkollave ujin e pijshëm.
Ai premtoi se do të ndërtojnë një treg me standarde të bazuara në ligj. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?