Kandidati i AAK-së për kryetar të Novobërdës: Qëllimi im është të sjell projekte nga perëndimi

Kandidati për kryetar të komunës së Novobërdës nga AAK, Ajet Avdyli në debatin zgjedhor të RTV21 tha se kjo komunë ka shumë probleme në administratë siç e tha ai përshkak të popullimit me njerëz jo profesionist.
“Kemi shumë probleme në administratë, adiministrata është e populluar shumë nuk kemi njerëz profesionist, nuk kemi kuadra të mjaftueshme aty dhe të gjitha punësimet që janë bërë në administratë janë bërë me direktiva, me bindje politike. Kjo i bie që të gjithë elita intelektuale, njerëzit e ri, vajzat e reja, djemët e rinj i kanë lënë jashtë, të tjertë i kanë punësuar. Me ardhjen tonë aty do ta ndryshojmë këtë strukturë aty do të përpiqemi të bëjmë një plan aty, një sistematim të vendeve të punës. Territori i Artanës është një territor jashtëzakonisht i gjerë, ka potencial të mjaftueshëm edhe për bujqësi e për turizëm”, deklaroi ai.
Avdyli tha se qëllimi i tij është të sjell projekte nga perëndimi për komunën e Novobërdës.
“Qëllimi im, unë vij nga mërgimi që do të provojë Artanën që të provoj të sjell projekte edhe nga perëndimi, nga Zvicra”, tha ai. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?