Gashi: LDK ka arritur një fitore dinjitoze
Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi në konferencën për media ka thënë se si subjekt kanë arritur rezultate impresive.
Gashi u shpreh se katër deri në gjashtë komuna i kanë fituar pa balotazh ndërsa, në balotazh janë Prishtina dhe Podujeva.
“Rezultatet e matjeve dhe rezultatet e votimit të sotëm janë në kutitë e votimit. Aty do të dalin rezultatet preleminare. Ndër rezultatet e mediave janë të respektueshme dhe të rëndësishme. Hapja e kutive ka filluar dhe ato pak që janë hapë kemi rezultat të kënaqshëm”, tha Gashi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?