Gashi-PDK-së: Kush do t’i besoj një partie që e prishë koalicionin?

Sipas Arben Gashit LDK e ka një opcion pë Demarkacionin, por opozita jo

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben  Gashi i bëri thirrje Kuvendit dhe PDK-së që të zhvillojnë vullnetin e qytetarëve. Ai tha se ka qenë një nga deputetët që e ka kundërshtuar koalicionin aktual  dhe që ka qenë kundër zgjedhjes së Presidentit dhe Kryeparlamentarit aktual, shkruan rtv21.tv

Gashi më tutje tha se ata që dëshirojnë të hyjnë në koalicion me PDK-në do të digjen sikurse ata, duke aluduar për partinë të cilës i takon.

”Kush do t’i besoj  një parti që e prishë koalicionin,  cila është perspektiva që i jep vendit, kush do të krijojë nesër kolacion, mbi çfarë baze, çfarë vlere”, tha Gashi duke shtuar se LDK e ka një opcion për demarkacionon, por që e keqja sipas tij është që opozita nuk e ka një tillë./21Media

 

Back to top button