Osmani: PDK këtë qasje e ka në ADN

Gjatë seancës së jashtëzakonshme pë mocionin e mosbesimit

Deputetja në radhët e LDK-së, Vjosa Osmani theksoi se ky mandat ka qenë situatë e padinjitetshme.

Gjatë fjalës së rastit në seancën e jashtëzakonshme tha se kjo qasje e PDK-së nuk është e re, e ka në ADN-në e saj, ajo madje këshilloi të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë koalicion me këtë parti se mund të iu ndodhë e njejta.

“Kjo nismë është planiifikuar nga kryetari dhe po shkatërrohet nga vet ai. Është një luftë e PDK-së kundër LDK-së. Shumë më mirë të thuhet haptas që ky mocion do të përkrahet për shkaqe politike”, theksoi ajo.

Ajo përmendi edhe për dështimet e PDK-së. Tha se qëllimi i PDK-së ka qenë të rrëzohet qeveria pasi që lista serbe deklaroi që nuk e ka pasë në plan ta votojnë demarkacionin.

Gjithashtu Osmani i bëri ftesë drejtësisë që të merren me akuzat ndaj kryeministrit Mustafa. E sipas saj nëse nuk merret me këtë rast ajo e dëshmon mosfunksionimin e saj.

Në fund Osmani kërkoi që LDK të kthehet në rrënjet e saja të mëparshme. Ku politika nuk ndërtohet skutave të natës.

“Moscioni i sotëm jam e bindur që po përkrahet për t’i ikur drejtësisë”, shtoi ajo./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button