Gashi: Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, Qeveria me një arrogancë të papame refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh ndaj deputetëve. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë…Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë kosovare”, u shpreh Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij.

Qeveria refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve

Back to top button