Gashi: Vota kundër buxhetit, është votë pro krizës

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, sot në seancën ka thënë se duhet të votohet buxheti.

“Vota për buxhetin emergjent sot është një hap i vogël për tejkalimin e krizave. Ne jemi të vetëdijshëm që në klimën që është krijuar vështirë që do të ketë fitues edhe humbës edhe pas zgjedhjeve. Vota kundër buxhetit sot është votë kundër shtetit të Kosovës. Vota kundër buxhetit nuk është votë kundër Qeverisë Hoti sepse për të e ka dhënë verdiktin Gjykata Kushtetuese. Vota kundër është votë kunër buxhetit, dhe një votë pro krizës që po na kërcënon”, ka thënë ai.

Ai ka propozuar mocion për shmangie nga procedurat në mënyrë që të kalohet buxheti./21Media

Back to top button