Nis seanca, pritet të votohet projektligji për buxhet
Ka filluar të mbahet seanca për votimin e buxhetit 2021. Ndonëse ishte paraparë të fillonte nga ora 11:00 ajo ka filluar 40 minuta me vonesë.
Në sallë janë 74 deputetë.
_____________
Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Edhe pse seanca është paralajmëruar të nis nga ora 11:00 deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë.
Në rend të ditës është edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Projektligji për buxhetin është dërguar në Kuvend nga ana e Qeverisë tashmë në largim dhe ka qenë në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.
Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove./21Media