Murati propozon që të votohen zgjatjet buxhetore deri në mars

 

Kryetari i Komisionit për buxhet dhe transfere, Hekuran Murati ka propozuar që Kuvendi të marr vendim për zgjatje e ndarjes buxhetore deri në tre muaj.

“Të votohet vendimi ku thotë se Kuvendi mund të zgjatë ndarje buxhetore deri në tre muaj. Sipas ligjit, muaji janar është i mbuluar me automatizëm. Ne mund të vendosim që të kemi zgjatjen edhe për muajin shkurt edhe mars”, ka thënë Murati.

Kjo pasi siç ka thënë se Ligji mund të kalojë në lexim të parë, por që mund të vijë vendimi i Kushtetueses dhe që nuk mund të përfundohet në dy leximet.

Back to top button