Gastronomët bëjnë thirrje që sonte të fiken dritat dhe muzika nëpër lokale

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook Shoqata e Gastronomëve ka përkujtuar 13 marsin e vitit të kaluar duket thënë se po bëhet një vit shumë punëtorë mbetën të papunë, shumë biznese falimentuan, “e mbi të gjitha, shumë viktima të shkaktuara. Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën”./21Media 

Back to top button