Gastronomët sot ia”dorëzojnë çelësat” Qeverisë së Kosovës

 

Gastronomët e Kosovës sot organizojnë një aksion paralajmërues dhe mbyllje njëorëshe të lokaleve, duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në ora 12.00.

Përfaqësuesi i gastronomeve të vendit, Labinot Ademi ka thënë se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia.

Back to top button