Gastronomëve u bëhet thirrje të respektohet orari i lejuar i punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.
Në një postim në Facebook kjo shoqatë tha se duke ditur  rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.
Gastronomëve u bëhet thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar, të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, të respektohet orari i lejuar i punës.

Të enjten, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi  i ndëgjoi kërkesat e gastronomëve dhe të hotelierëve të Kosovës duke ju premtuar se  do t’i delegojë ato për t’i shqyrtuar dhe brenda  një afati të shkurtër  të përgjigjen me vendimin përfundimtar për kërkesat e tyre./21Media
 
Back to top button