Sipas MSH-së mërgimtarët duhet t’i presim pa manifestime masive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se situata epidemiologjike është relativisht e qetë, mirëpo nën rrezikun e lartë për një valë të re gjatë javëve në vijim.
Sipas ministrisë, mërgimtarët tanë t’i presim pa manifestime masive sepse kjo paraqet rrezik të lartë në këtë situatë.
”Dhe, më e rëndësishme, javëve të fundit në shumë vende është shfaqur varianti i ri, Omicron, i virusit Corona, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti. Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm  i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente. Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në këtë drejtim, MSh-ja është zotuar se do të angazhohet që momentin e parë kur rreziqet e lartpërmendura zbuten, apo dalin të jenë më pak serioze sesa po duken fillimisht, Qeverisë së Republikës së Kosovës do të i propozohen masat e reja lehtësuese, gjithmonë pa e rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
””Bashkë ia dalim” është sllogani i fushatës së vaksinimit, dhe besojmë që përgjithësisht në përballjen me Covid-19 ja dalim vetëm bashkë, pasi që para së gjithash ne jemi këtu për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e secilit qytetar nga rreziku që vie nga Covid-19, andaj një përpjekje e përbashkët e qytetarëve dhe veprimtarive socio-ekononomike në zbatimin e masave aktuale antiCovid e lehtëson ndërmarrjen e lirimit eventual të masave në funksion të veprimit më dinamik të ekonomisë dhe jetës sociale”, thuhet tutje në komunikatë.
Ndërkaq, sot në vendin tonë janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes./21Media

Back to top button