Gati e vrau për 1 mijë euro, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër dje ( 30 janar) rreth orës 18: 25 në fshatin Leskoc të Klinës.
Sipas policisë deri të ngjarja dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxh që viktima i kishte të dyshuarit.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar tek shtëpia e viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej njëmijë (1000) euro, tё cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para pёr t’ia paguar borxhin. Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanos viktimën me fjalët: Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimës nga largësia prej 40-50 metra.”, thuhet në njoftimin e policisë
Po ashtu bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: Njё (1) Arma automatike AK47 Trembёdhjetё (13) gёzhoja kal.7.62mm • Pesё (5) fishek 6.35mm.
I dyshuari me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./21Media

Back to top button