Gati projekti i ri nga La Vida Alboz

 

Të njohur si La Vida Alboz apo LVA, muzika dhe talenti tyre është i shprehur në zhanrin rep.

Më pesë artistë protagonistë si Artan Latifi(Plumi OG), Naser Hoti(NS4), Flamur Kerqeli(LILEM), Ardian Latifi(Ardi), austriaku Lil’Shaq Termic dhe 30 të tjerë që i mbështesin ata, njihen me një emër “LVA”.

Djelmoshat e LVA, kanë paralajmëruar se projekti i tyre më i ri do të lansohet më 15 maj, më konkretisht nga Plumi OG në bashkëpunim më Lilem, do të sjellin “Panama”.

Themelues të këtij grupi janë reperi Plumi OG, Artan Latifi, i lindur në Gjilan, që jeton dhe vepron në Austri si dhe Naser Hoti (N4S).

Anëtarë të tjerë të grupit janë edhe Burim Ramadani, Shkodran Salihi, Isak Hasani, Mehmet Rexha, Imran Salihi, Patrisi, Vixhonsi, Arijani, Bujar Metallari dhe shumë të tjerë./21Media

Back to top button