Gaxherri: PDK e luajti lojën, demarkacionin do ta zgjidhim

Gaxherri ka treguar se si do ta trajtojë koalicioni LDK-AKR-Alternativa çështjen e demarkacionit

Besa Gaxherri nga LDK, në emisionin “Debatpernime”, ka folur rreth çështjes së demarkacionit dhe se si do ta zgjidhin nëse vijnë në Qeveri, shkruan rtv21.tv

Gxherri ka thënë se si koalicion janë të pajtuar që të ketë koncenzus me partitë e vendit që ta zgjidhin këtë çështje.

Më tej Gaxherri tha se do të provojnë të gjitha mundësitë transparente që të zgjidhet kjo çështje dhe se Kosova do t’i ketë ata kufij më të cilët është shpallur pavarësia e Kosovës.

Gaxherri tha se nuk do të jenë peng i askujt dhe do ta rregullojnë këtë çështje sepse kur ishin në Qeveri me PDK, Gaxherri tha se PDK e ka luajtur lojën dhe nuk kanë mundur t’i sigurojnë 80 vota pasi që PDK nuk ka qenë e interesuar që të kaloj kjo çështje në Kuvend./21Media

Back to top button