Xharra tregon arsyen se pse Haradinaj nuk i erdhi në emision?

Xharra ka treguar se si nuk i ka ardhur në emision i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe anëtarët e partive

Gazetarja Jeta Xharra e cila nga sot ka nisur më emisionin e saj “DebatPernimet Zgjedhjet 2017”, emision ky i cili nis në ora 19:50 dhe transmetohet në RTV21 dhe po ashtu në Portali-RTV21, ka treguar se si i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka refuzuar që të vijë të debatojë në emision më të nominuarit tjerë për kryeministër, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Xharra tha se Haradinaj ka marrë qëndrim që të mos debatoj më Hotin dhe Kurtin sepse sipas tij asnjëri nga dy të nominuarit për kryeministër nuk janë të nivelit të tij.

Gazetarja Xharra po ashtu tha se edhe nga koalicioni PDK-Nisma, ku të ftuar ka pasur panelistë nga këto parti nuk kanë ardhur në emision sepse kanë kërkuar hapësirë 3-fish më të madhe se Vetëvendosja dhe 2-fish më shumë se LDK-AKR në emision.

Në fund Xharra tha se i ftuar në debat të sotëm ishte edhe Enver Hoxha nga PDK, mirëpo ata kanë marrë vesh se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka thirr Hoxhën për t’ia anuluar pjesëmarrjen në debat.

Vetëm Ardian Gjini ishte i pranishmen në studio nga AAK./21Media

 

 

Back to top button