Gjini: Demarkacioni nuk kalon!

I ftuar në emisionin “DebatPërnime” ishte përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ardian Gjini

Në pyetjen se a do të votohet demarkacioni ashtu siç është pasi të hyjnë në Qeveri,  Gjini tha se “n’Kosovë nuk ekziston shumica prej dy të tretave as nacionale as politike për ta kaluar demarkacionin kështu siç ka ardh prej komisionit shtetëror, nuk ekziston vullneti nacional me kalu këtë demarkacion”.

Ardian Gjini tha se AAK nuk e ka këtë vullnet që ta votojë version aktual të demarkacionit dhe se nuk e ka pasur prej fillimit dhe se ata ata e kanë nisur këtë betejë.

Demarkacioni nuk do të kalon tha Gjini ndërsa shtoi se demarkacioni do të vijë në Kuvend për tu votuar, për tu rrëzu në Kuvend për shkak se siç tha ai janë të sigurt se nuk ka numër të përfaqësuesve që pajtohen me këtë variant.

Ai tha se duhet të kërkohet nga Mali i Zi të rinegociohet demarkacioni për shkak se siç tha ai është sjell gabim./21Media

 

 

 

Back to top button