Gazetarët iranianë bëjnë thirrje për lirimin e dy kolegëve të burgosur

Qindra gazetarë iranianë po bëjnë thirrje për lirimin e kolegeve Niloofar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi, të cilat u arrestuan dhe u dërguan në burgun Evin të Teheranit.
“Liria e medias nuk është vetëm e drejtë e gazetarëve, por edhe e shoqërisë”, thuhej në deklaratën e lëshuar të dielën.
Arrestimet janë përpjekja e fundit e regjimit Iranian për të heshtur mospajtimin.
“Shoqëria jonë ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh në kohën e duhur, pa censurë apo filtër, si dhe ka të drejtë të marrë në pyetje çdo person apo institucion që shkakton joefikasitet, korrupsion apo shkel ligjin. Shoqëria e madhe e Iranit nuk do të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet komplekse në botën e sotme pa qytetarë të përgjegjshëm si Nilofaar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi dhe gazetarë tjerë të burgosur”, vijon deklarata./21Media

Back to top button