Gazetarët organizojnë turne dedikuar ish-futbollistit Burim Hatipit

 

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), organizon turneun dedikuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv Burim Hatipi.

Turneu do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë Covid-19, këtë vit ky turne do të organizohet me vetëm 4 ekipe dhe 4 ndeshje (2 gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja).

Këto janë ekipet që marrin pjesë:

Gazetarët nga Kosova

Gazetarët nga Shqipëria

FC Prishtina (veteranët)

KOK & FEFS.

Back to top button