Gazetari i FAZ që e intervistoi Kurtin: Isha i habitur me deklarimin e tij

Gazetari i tĂ« pĂ«rditshmes gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, i cili disa ditĂ« mĂ« parĂ« realizoi njĂ« intervistĂ« me kryeministrin e KosovĂ«s, Albin Kurtin, ka reaguar nĂ« Twitterin e tij.
Thotë se ka mbetur i habitur se si ky i fundit ka pranuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka informacione më shumë sesa kryeministri i vendit për situatën në Veri.
Politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë ose nuk dinë diçka”, ka shkruar Mertens në rrjetin e tij social në Twitter.
“Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i SHBA-së, pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë (ose nuk dinin) diçka”.


Martens bëri lajm të madh para disa ditësh në Kosovë kur publikoi në Twitter informacionin se në intervistën që kishte pasur me Kurtin, ai tha se vendoi ta shtyjë vendimin për targa, pasi që ambasadori amerikan i dha informata që nuk i kishte pasur më herët për Veriun e Kosovës dhe potencialitetin e eskalimit.

Back to top button