Gazsjellësi “Nord Stream 2” do të përdoret për nevojat e brendshme të Rusisë
Gjigandi rus i gazit “Gazprom” ka njoftuar se do të përdorë kapacitetin tokësor të gazsjellësit “Nord Stream 2” për nevojat e brendshme të Rusisë.
Në një postim në Telegram, gjiganti rus ka thënë se për shkak të faktit se gazjellësi aktualisht nuk është duke u përdorur, do ta përdorë atë për t’i furnizuar rajonet veri-perëndimore të Rusisë, transmeton BBC.
“Nord Stream 2” është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili është projektuar për të marrë gazin nga bregdeti rus afër Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.
Në shkurt, Gjermania pezulloi procesin e dhënies së licencës për gazsjellësin midis saj dhe Rusisë, duke e ndalur në fakt projektin deri në njoftimin e mëtejshëm./21Media