Gecaj: Kë po e kërcënon koalicioni i territ dhe i frikës

Gecaj  e ka quajtur koalicionin LDK-AAK-NISMA koalicion i frikës dhe territ

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, thotë se fjalimi i djeshëm i kandidatit për kryeministër i koalicionit LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në Rahovec, është kërcënim i hapur ndaj punëtorëve të administratës, punëtorëve të sektorit të arsimit, atij të shëndetësisë dhe të punëtorëve të sektorit të sigurisë.

Gecaj përmes Facebook-ut e ka quajtur koalicionin LDK-AAK-NISMA koalicion i frikës dhe territ.

Postimi i plotë i Bajram Gecaj:

KË PO E KËRCËNON KOALICIONI I TERRIT DHE FRIKËS

Fjalët e djeshme të kandidatit të koalicionit të mesnatës, janë kërcënim i hapur dhe shantazh publik ndaj:

1- të gjithë punëtorëve të administratës qendrore e dhe asaj lokale;

2- të gjithë punëtorëve në sektorin e arsimit;

3- të gjithë punëtorëve shëndetësorë;

4- të gjithë policëve, zjarrëfikësve….

Dhe kur dihen kriteret e përzgjedhjes së tij, të gjithë këta njerëz, punëtorë të Kosovës, e dinë se me anëtarët e cilës familje dhe cilit grupimi politik do të zëvendësoheshin, nëse ne do t’ia lejonim vetes një gabim të tillë historik.

Por, me 11 qershor së bashku do t’i themi JO shkatërrimit të administratës dhe shtetit tonë! Të votojmë shpresën JO terrin./21Media

Back to top button