“Gëlltiti një telefon Nokia”, rasti aspak i zakontë po bën gjiron e botës

Pak kohë më parë në mediat në Kosovë u bë i ditur lajmi se një burrë ka gëlltitur një telefon Nokia.
Ky rast aspak i zakontë nuk la vend pa u përmendur.
Së fundmi, në “The Late Show with James Corden”, u fol për këtë rast, ku James i drejtohej publikut se një person në Kosovë ka gëlltitur një telefon Nokia.
“Kalojmë në Kosovë, ku kirurgët i kanë larguar nga trupi një burri një telefon Nokia. Po, është e vërtetë, shikoni pamjet X-ray”, thotë James, gjersa dalim pamjet e publikuara ditë më parë, ku shihet qartë telefoni./21Media

Back to top button