Policia si mysafire e paftuar në ahengje arrestoi 81 persona

Për dallim nga vera e kaluar, sivjet ky sezon shkoi me plot dasma e ahengje. Policia ishte mysafire e paftuar atje ku u festua me armë zjarri. Prej 28 qershorit e deri më sot u arrestuan 81 “dasmorë” e u konfiskuan 112 armë.
“Gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata”, ka thënë Policia përmes një komunikate për media.
Sipas Policisë nga këto të shtëna nuk u lëndua askush. Megjithatw, Policia ka iniciuar raste penale si ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla./21Media

Back to top button