Komuna e Skënderajt strehon familjen pasi bojleri ia shkatërroi shtëpinë

Tre persona të familjes Fetahu nga fshati Polac i Skënderajt janë lënduar sot si pasojë e shpërthimit të bojlerit në shtëpinë e tyre.
Sipas mjekut, lëndimet janë të natyrës së lehtë dhe pas tretmanit, të lënduarit janë liruar në shtëpi.
Pas kësaj ngjarjeje, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka vizituar familjen duke njoftuar se Komuna ka marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’iu bëhet zgjidhje e përhershme e banimit.
“Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz. Anëtarëve të lënduar të kësaj familje iu urova shërim të shpejtë dhe i sigurova që do të qëndrojmë afër tyre në tejkalimin e kësaj fatkeqësie”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në “Facebook”./21Media

Back to top button