Genta me një projekt të ri muzikor, tregon kur do ta publikojë

Genta Ismajli po i rikthehet muzikës, e ky rikthim nuk është fare larg. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila përmes disa postimeve në Instagram ka njoftuar fansat se kënga e saj e re është finalizuar dhe lansohet javën e ardhshme.
“E kam një këngë dhe klip që e kam realizuar kohë më parë dhe kam vendosur ta lansoi të enjten (20 janar) në ora 12:00”, ka paralajmëruar Genta.

E sa i përket jetës personale, Genta prej kohësh është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta. 37-vjeçarja shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, teksa është në pritje të binjakëve.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit “Ça me bo” u lansua një vit më parë dhe erdhi në bashkëpunim me Marselin, këngë kjo e cila deri më tani ka grumbulluar 20 milionë e 524 mijë e 716 klikime në kanalin zyrtar “YouTube”./21Media

Back to top button