Mbi 4 mijë persona u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

 
Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 685 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 713 mijë e 150 doza të vaksinës.
Deri më sot 795 mijë e 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës AntiCovid.
MSh ka njoftuar se deri më sot janë dhënë 30 mijë e 281 doza përforëcuese dhe 2 mijë e 162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 658 raste pozitive me COVID-19, ndërsa, viktima nuk ka./21Media

Back to top button