Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur, sekuestrohen 28 aparate në Suharekë

Në fshatin “Bllac” të Suharekës, janë sekuestruar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave.
“Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekes , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. “Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qenë kyqje Ilegale!”.
Lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës./21Media

Back to top button