Miratohet Projektligji për rregullimin e skemave sociale

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar sot në parim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. Vlera totale e këtij projekti është 47 milionë euro dhe do të shërbejë për reformim të skemës sociale në Kosovë.
Këtë projektligj para deputetëve e ka paraqitur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se ky projekt i mundëson qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e sistemit të asistencës sociale.
Murati tha se marrëveshja sheh realizimin e tri komponentëve, ku tregoi edhe shumën e financimit për secilën prej tyre.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të dijë se ku shkojnë këto mjete, derisa tha se më herët janë marrë kredi për investime kapitale dhe tashmë po merren për të financuar skemat sociale.
Në përgjigjen e tij, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se projekti parash ngritje të kapaciteteve dhe reformim të skemës sociale.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se pavarësisht nevojës për mbështetje të përfituesve të skemave social, shuma prej 47 milionë euro kredi është shumë e madhe.
Në këtë mbledhje, deputetët kanë miratuar edhe Projektligjin për inspektime./kp

Back to top button