Genta publikon pamje nga rregullimi i dhomës së binjakëve

Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj Huseyin Usta shumë shpejt do të marrin epitetin nënë dhe baba për herë të parë.
Për zbulimin e gjinisë së fëmijëve të tyre çifti patën organizuar një festë goxha të madhe.
Një video me momentet më të bukura të festës, Genta e ka publikuar në Youtube, ku edhe mësohet se ata po presin një djalë dhe një vajzë.

Ndërsa tani rendi i erdhi rregullimit të dhomë së binjakëve, ku Genta nga ndarë pamje teksa shihet që po i ndihmon edhe bashkëshorti i saj, Huseyin Usta.
”Le të argëtohemi dhe të rregullojmë dhomën e fëmijëve tonë”, ka shkruar Genta krahas videos së publikuar.
Ndërkaq, në sfond dëgjohet kënga për fëmijë ”Baby shark”, shkruan rtv21.tv.

Tre muaj më parë përmes një video, Genta Ismajli dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta e kanë konfirmuar se po bëhen prindër për herë të parë./21Media

Back to top button