Gërmimet në rrugë vë në hall banorët e kryeqytetit

Gërmimet në rrugë në disa lagje të Prishtinës për shkak të impelmntimit te rrjetit nëntokësor të rrymës po shkakton telashe. Të njëjtin hall e kanë edhe banorët e lagjes, “Hani i Dilit”. Ndërsa KEDS, e cila është përgjegjëse për këto punime thotë se ky projekt parashihet të përfundojë brenda këtij viti.
“Dimrit nuk punohet, por punohet verës…. munden me punu verës tashti a pe sheh në 4, 3 e gjysmë po bahet terr, tash bjen shi, borë bahet loç, komunikacioni mshelet, mshelet aty, mshelet në tana anët”, tha Nazmi Gashi, banor.
“Jo se ka kohë verës, me i ngarku me i blloku njerëzit kështu nuk mundesh, nuk ki drejt… edhe kjo rrugë ma shumë është deshtë me u punu natën se diten, me kanë e lirë për njerëz, se ka tulifar rasti, ka urgente ka smuja, ka deka, bllokoje rrugën kjo nuk është në rregull”, tha për RTV21 banorja, Shefkie Rrmoku.
“Udha pa u nal nuk bahët, se kur punohet duhet me u nxan udha.. këtu niher sun kalon, ka ndërprerje se nxinet udha”, tha banori tjetër, Fetih Aliu.
Ndërsa, KEDS-i në një përgjigje elektronike për RTV21 nuk komentoi vërejtjet e qytetarëve, por bëri të ditur se këto punime parashihet të përfundojnë brenda këtij viti.
“Gërmimet në rrugë te lagjja “Hani i Dilit” në Prishtinë janë bërë në kuadër të planit investiv të kompanisë për shtrirjen e rrjetit nëntokësor edhe në atë pjesë të Prishtinës dhe eliminimin e atij ajror. Ky projekt parashihet të përfundojë brenda këtij viti, gjithnjë nëse kushtet atmosferike e mundësojnë këtë. Për bllokimin e një segmenti të ngushtë të rrugës, KEDS-i ka marrë leje nga komuna, ndërsa qytetarët e asaj ane kanë rrugë tjetër alternative që mund ta përdorin për qarkullim”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it.
Ky projekt i rrjetit nëntokësor të energjisë elektrike po realizohet në kuadër të një sërë projektesh që KEDS-i po i realizon nëpër qytete të Kosovës. Deri më tani, sipas KEDS-it, janë rreth tridhjetë qendra të qyteteve pa tela të energjisë elektrike./21Media