Gjendet në një ordinancë private një trup i pajetë
Një trup i pajetë është gjetur në një ordinancë private në Viti.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se në një ordinancë private është një trup i pa jetë i viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media