Gerrard debuton me fitore tek Aston Villa

 
Skuadra e Aston Villas në krye me trajnerin e ri Steven Gerrard ka arritur të shënojë sot fitore në ndeshjen kundër Brighton, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Premier Ligës angleze.
Gerrard u zyrtarizua si trajner i Aston Villas pas shkarkimit të Dean Henderson, dhe sot debutoi me fitore ku e mposhtën Brightonin me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, ishte sulmuesi Ollie Watkins ai i cili ia dhuroi epërsinë Aston Villas në minutën e 84’, kurse pesë minuta më vonë mbrojtësi Tyrone Mings shënon golin e vulosjes së fitores së skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e 15 në tabelë me gjithsej 13 pikë, aq sa kanë edhe Brentford në vendin e 14 dhe Watford në të 16.
Rezultati final i ndeshjes mes Aston Villas dhe Brighton është 2:0 në favor të skuadrës së Steven Gerrard.

Back to top button